Ndërlidhjet

logo-print

Monitoruesit e OSBE-së dërgohen në Ukrainë

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po dërgohen në Ukrainë.

Ky vendim u arrit të premten në Vjenë, megjithë vërejtjet e mëhershme të Rusisë.

OSBE-ja tha se ekipi i monitoruesve, që do t’i ketë së paku 100 vetë, do të mbledhë informacione gjatë gjashtë muajve lidhur me situatën e sigurisë “në gjithë vendin”, edhe pse nuk specifikohet nëse aty përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua këtë javë nga Rusia, me gjithë kundërshtimet nga Perëndimi.

I dërguari i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin, tha se gadishulli i Krimesë është jashtë kompetencave të misionit, meqë “Krimeja është pjesë e Federatës Ruse”.

Por, i dërguari i Shteteve të Bashkuara në OSBE, Daniel Bear, u tha reporterëve se pasi “Krimeja është Ukrainë...ata duhet të kenë qasje në Krime”.

Monitoruesit e OSBE-së fillimisht do të vendosen në nënte lokacione, përfshirë qytetin Donjeck, që është i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse, në pjesën lindore të Ukrainës.(f.b)
XS
SM
MD
LG