Ndërlidhjet

Steinmeier: Rusia po përpiqet ta copëtoj Evropën


Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e ka dënuar Rusinë për “përpjekje për ta copëtuar Evropën”, duke mbajtur referendum për pavarësi në rajonin jugor Krime të Ukrainës.

Këto komeente ai i bëri sot para gazetarëve në Kiev të Ukrainës, pas takimit me presidentin e përkohshëm të këtij vendi, Oleksandr Turchynov.

Steinmeier tha se shpreson se monitoruesit e parë të OSBE-së, për mbështetjen e uljes së tensioneve, do të arrijnë në Ukrainë gjatë disa ditëve të ardhshme.

Presidenti Oleksandr Turchynov, kërkoi mbështetje të Bashkimit Evropian, duke theksuar sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin ne mundshëm me Gjermaninë “për të ndihmuar në modernizimin dhe fuqizimin e forcave të armatosura të Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG