Ndërlidhjet

Kinë: Hetime lidhur me pamjet e reja të “mbetjeve” të aeroplanit


Ministri i transportit i Malajzisë, Hishammuddin Hussein (në mes) gjatë një kofnerence për gazetarë në Kuala Lumpur
Ministri i transportit i Malajzisë, Hishammuddin Hussein (në mes) gjatë një kofnerence për gazetarë në Kuala Lumpur
Kina po zhvillon hetime për pamjet e reja satelitore të “mbetjeve të mundshme” potenciale të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, në pjesën jugore të Oqeaanit Indian, ka thënë sot ministri i transportit i Malajzisë, Hishammuddin Hussein. Sipas tij, qeveria e Kinës do të paraqes më tepër detaje “gjatë pak orëve të ardhshme”.

Ky njoftim në kryeqytetin Kuala Lumpur të Malajzisë u bë derisa aeroplanët dhe anijet e shumë shteteve po bëjnë kërkiime në pjesën jugore të Oqeanit Indian, për të tretën ditë me radhë, pas pamjeve satelitore, gjatë kësaj jave, që thuhet se ka mundësi se i paraqesin mbetjet e aeroplanit të zhdukur, në një largësi prej 2500 kilometrash në jugperëndimit të Australisë.

Fluturimi MH370, me 239 njerëz, ishte zhukur më 8 mars, derisa shkonte prej Kuala Lumpurit për në Pekin të Kinës.
XS
SM
MD
LG