Ndërlidhjet

Irak: Kryeministri e vizitoi vendin e vrasjes së gazetarit të REL-it


Nuri al-Maliki
Nuri al-Maliki
Një roje presidenciale e Irakut e ka vrarë sot në Bagdad shefin e zyrës së Radios Evropa e Lirë, programi për Irakun, Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari.

Të shtënat kanë ndodhur në hyrjen e kompleksit ku gjendet Redaksia e Radios Evropa e Lirë, programi për Irakun, në lagjen Xhadrijah në Bagdad.

Dëshmitarët thanë se Owaid ishte duke lëvizur me automoblinin ne tij nëpër hyrje, kur kishte pasur një mospajtim verbal lidhur me të drejtën për të kaluar nëpër këtë hyrje së bashku me disa persona kurdë, që ishin me të në veturë.

Ky oficer pastaj kishte shtënë kundër gazetarit, dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është takuar me anëtarët e familjes së gazetarit Owaid, në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe u ka premtuar atyre se vrasësi do të sillet para drejtësisë.

Owaid Al-Shammari, 46 vjeçar, e ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

I njohur si Hasan Rashid, gjatë transmetimit të programit, ai ka punuar për programin për Irakun në Radion Evropa e Lirë, prej vitit 2004.
XS
SM
MD
LG