Ndërlidhjet

Bagdad: Vritet shefi i zyrës së REL

  • RFE /RL

Mohammed Bdaiwi Owaid

Mohammed Bdaiwi Owaid

Shefi i Zyrës së Radios Evropa e Lirë, programi për Irakun, në Bagdad, Mohammed Bdaiwi Owaid, është vrarë sot derisa shkonte për në punë.

Të shtënat kanë ndodhur në hyrjen e kompleksit ku gjendet Redaksia e Radios Evropa e Lirë, programi për Irakun, në lagjen Xhadrijah në Bagdad.

Dëshmitarët thanë se Owaid ishte duke lëvizur me automobilin e tij nëpër hyrje, kur kishte pasur një mospajtim verbal lidhur me të drejtën për të kaluar nëpër këtë hyrje së bashku me disa persona kurdë, që ishin me të në veturë.

Ky oficer pastaj kishte shtënë kundër gazetarit, dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është takuar me anëtarët e familjes së gazetarit Owaid, në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe u ka premtuar atyre se vrasësi do të sillet para drejtësisë.

Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) të Shteteve Bashkuara është shprehur i shokuar dhe i tmerruar me vrasjen e sotme të shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, dhe ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të rojes presidenciale të Irakut, i akuzuar për të shtëna kundër gazetarit.

“Dr. Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari ishte gazetar i përkushtuar që punonte për të siguruar se populli i Irakut do të pranoj lajme të besueshme dhe të paanshme”, tha kryesuesi i BBG-së, Jeff Shell.

“Duke e bërë këtë, ai ishte ballafaquar me shumë rreziqe, që këtë akt final dhe qartas të rastësishëm të dhunës e bëjnë edhe më të vështirë. Me përzierje të keqardhjes dhe tmerrit, ne i dërgojmë ngushëllime te familja e tij trime, te miqtë dhe kolegët, dhe ne kërkojmë nga qeveria e Irakut që parezervë të përpiqet ta sjellë vrasësin e tij para drejtësisë”.

I ndjeri Al-Shammari, 46 vjeçar, e ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Ai ka punuar për programin për Irakun në Radion Evropa e Lirë, prej vitit 2004.

Ai është gazetari i tretë i Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë që është vrarë prej se kjo redaksi ka filluar të transmetoj në vitin 1998.

Në kumtesën e sotme të kryeredaktorit të Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejic, kjo vrasje është quajtur “e pashpjegueshme” dhe “humbje e thellë”.(f.b)
XS
SM
MD
LG