Ndërlidhjet

Ashton: Dy kryeministra shumë nervozë në zyrën time


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqëssuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe saiguri, Catherine Ashton, është shoprehur se BE-ja kurrë nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën, ne kurrë nuk kemi kërkuar diçka të tillë. Ne nuk kemi kërkuar nga Kosova, që ta shihte vetveten ndryshe, e jo si shtet sovran. Por, duke u fërkuar ndërmjet këtyre dy linjave të kuqe, ka mundur të bëhet shumë. Unë fola me kryeministrin Thaçi dhe me presidentin Nikoliq në Serbi, për t’i pyetur nëse ata janë të gatshëm të përpiqen dhe të dytë u pajtuan. Kështu, dy kryeministra shumë nervozë arritën në zyrën time për të pasur rastin e parë që ta shohin njëri-tjetrin dhe për të biseduar me njëri-tjetrin dhe, siç kanë thënë kur i solla së bashku në Konferencën e Sigurisë në Munih, njëra nga gjërat e mëdha, për të cilën ata është dashur të vendosin në shtëpi, ishte nëse t’i shtrëngojnë duart apo jo. Ne nuk e kemi regjistruar këtë shtrëngim duarsh, por ai ka ndodhur”, tha Catherine Ashton, duke folur sot në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall të Gjermanisë.

Në këtë takim sivjet po marrin pjesë afro 400 politikanë, afaristë, intelektualë dhe gazetarë nga e gjithë bota.
XS
SM
MD
LG