Ndërlidhjet

Ukrainë: Forcat ruse okupojnë më shumë baza në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Forcat ruse tash i kanë nën kontroll pothuajse të gjitha kapacitetet ushtarake të Ukrainës në Krime.

Gjatë ditës së djeshme, forcat e Rusisë e morën kontrollin ndaj dy bazave të tjera.

Në bazën ajrore Belbek, makina të blinduara kanë depërtuar me dhunë në bazë, ndërsa pastaj ka pasur edhe të shtëna.

Një ushtar ukrainas është plagosur.

Baza tjetër, ajo në Novofedorovkaa, afër qytetit Sebastopol, është liruar pasi protestuesit e paarmatosur prorusë ishin përpjekur që të depërtonin me forcë.

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se trupat ruse, poashtu, e kanë zënë anijen më të madhe të flotës ukrainase.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, tha se Britania dhe aleatët e saj, duhet ta shqyrtojnë mundësinë e kufizimeve afatgjata të shitjes së armatimit dhe bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, pas aneksimit “tmerrues” të Krimesë.
XS
SM
MD
LG