Ndërlidhjet

Raporti: NSA kishte depërtuar në gjigantin kinez të telekomunikimeve


Ka dyshime se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e Shteteve të Bashkuara, i kishte infiltruar serverët e saj, në selinë e gjigantit kinez të telekomunikimeve dhe Internetit, Huawei Technologies Co, duke marrë informaacione të ndjeshme dhe duke i monitoruar udhëheqësit më të lartë të saj.

Për këtë raporton e përditshmja New York Times.

Sipas gazetës, ky raport për operacionin e koduar me emrin “Shotgiant” ishte i bazuar në dokumentet e NSA-së, që i ka dhënë ish-kontraktori i kësaj agjencie, Edward Snowden, i cili prej vitit të kaluar ka paraqitur të dhëna, që i zbulojnë aktivitetet e gjëra të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.

Njëri nga qëllimet e operacionit ishte gjetja e ndnjë lidhjeje ndërmjet kompanisë Huawei dhe Armatës Çlirimtare Popullore të Kinës, sipas një dokumenti të vitit 2010, të cituar në raportin e gazetës New York Times.
XS
SM
MD
LG