Ndërlidhjet

Guine: Konfirmohet virusi i rrezikshëm Ebola


Ilustrim
Ilustrim
Në Guine është konfirmuar se sëmundja misterioze, nga e cila kanë vdekur 59 njerëz, është Ebola, ka njoftuar sot qeveria e këtij vendi.

Ka rreziqe se kjo sëmundje mund të përhapet në shtetin fqi, Sierra-Leone.

Raste të këtij virusi, që është ndër sëmundjet më të rrezikshme infektive, me shkallën e vdekshmërisë deri në 90%, janë shënuar në tri qytete juglindore dhe në kryeqytetin Konakri, prej 9 shkurtit.

Kjo sëmundje më parë kurrë nuk ishte paraqitur në Guine.
XS
SM
MD
LG