Ndërlidhjet

Turchynov: Komandanti urkainas është rrëmbyer


Trupat ruse rreth bazës ajrore ushtarake ukrainase në Belbek të Krimesë
Trupat ruse rreth bazës ajrore ushtarake ukrainase në Belbek të Krimesë
Presidenti i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, thotë se komandanti i bazës ajrore të Ukrainës, koleneli Yuliy Mamchur, ishte “rrëmbyer” dhe po mbahej në Krime, pasi baza e tij dje u sulmua nga forcat ruse.

Presidenti Turchynov ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të komandantit të bazës ajrore Belbek afër qytetit Sebastopol.

Kjo bazë është sulmuar nga makina të blinduara ruse dhe pastaj kanë depërtuar edhe ushtarët e Rusisë, të cilët kanë shkëmbyer të shtëna me trupat ukrainase, që kishin refuzuar të dorëzoheshin. Së paku një ushtar ukrainas është plagosur.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka thënë sot se flamuri rus tash po valon në 189 kapacitete ushtarake në Krime.
XS
SM
MD
LG