Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Rusia mund të lëvizë në Transdniestër


Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, Philipe Breedlove, ka tërhequr vërejtjen se Rusia ka forcë të madhe ushtarake të vendosur në kufijtë e Ukrainës dhe është shprehur i shqetësuar se kjo mund të paraqes kërcënim për Moldavinë, për shkak të synimeve separatiste të rajonit të saj Transdniestër.

Gjenerali amerikan Breedloove, që është Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, këto komente i ka bërë sot në Forumin e Fondit Marshall në Bruksel.

“Rusia po vepron shumë më tepër si armik se sa si partner” me NATO-n, tha Breedlove, dhe ka shtuar se mobilizimi i trupave ruse, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur politikë të re të arsyetimit të vendosjes së trupave në vendet e jashtme, “është shumë shqetësuese”.
XS
SM
MD
LG