Ndërlidhjet

Raporti: Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Rrjeti televiziv NTV në Turqi ka raportuar, duke u bazuar në zyrtarët ushtarakë, se forcat e armatosura turke e kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të Sirisë, pasi ai kishte hyrë në hapërisën ajrore të Turqisë.

Aktivistët opozitarë në Siri thanë se aeroplani luftarak i qeverisë ishte rrëzuar afër një haplësire, ku kryengritësit në Siri po luftonin kundër forcave të presidentit, Bashar al-Assad, për kontroll të kalimit kufitar.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, sot ka raportuar për “luftime të ashpra” në provincën Latakia dhe rreth fshatit Kasab, me popullatë shumicë armene.

Televizioni shtetëror i Sirisë raportoi se forcat qeveritare u kanë shkaktuar “humbje të mëdha” kryengritësve. Sipas raportit, kryengritësit kishin hyrë në Siri nga Turqia.
XS
SM
MD
LG