Ndërlidhjet

Erdogan: Kërcënime Sirisë për shkelje të hapësirës ajrore


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se ushtria turke e ka rrëzuar një aeroplan luftarak të Sirisë, i cili sot kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Erdogan i është kërcënuar regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, se do të ketë “përgjigje të fuqishme” për shkelje të hapësirës ajrore.

Siria ka konfirmuar se një nga aeroplanët e saj luftarakë është goditur dhe rrëzuar, derisa ishte në ndjekje të kryengritësve në territorin e Sirisë, afër kufirit, dhe e ka akuzuar Ankaranë për “agresion flagrant”.
XS
SM
MD
LG