Ndërlidhjet

logo-print

Libi: U kthye anija e çliruar nga amerikanët


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e Libisë i kanë arrestuar 21 pjesëtarë të ekuipazhit të anijes-cisternë me flamur të Koresë Verire, e cila në mënyrë ilegale ishte ngarkuar me naftë nga kryengritësit në Libi.

Autoritetet thanë se janë arrestuar tre militantë, që gjendeshin në anije, pasi ajo sot ka ankoruar në portin e Tripolit.

Tankeri “Morning Glory” është çliruar nga komandosët e Shteteve të Bashkuara, me kërkesë të qeverisë së Libisë, javën e kaluar, disa ditë pasi ajo ishte larguar nga porti Es Sider, që është nën kontrollin e kryengritësve libias.

Kryengritësit po kërkojnë autonomi dhe pjesëmarrrje në të ardhurat nga nafta.
XS
SM
MD
LG