Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – 16 policë dhe civilë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Irak

Nga një varg i sulmeve në gjithë Irakun gjatë së shtunës, janë vrarë 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë.

Zyrtarët policorë thanë se vala e dhunës kishte filluar me shpërthimin e një bombe në një rrugë komerciale në qytetin verior Tikrit.

Disa minuta më vonë, një makinë – bombë ka shpërthyer, pasi policët kishin ardhur në vendin e eksplodimit.

Me këtë rast janë vrarë pesë policë dhe dy civilë.

Në afërsi të qytetit Adeim, 200 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, nga një makinë – bombë në një postbllok të policisë, janë vrarë tre policë dhe tre civilë.

Nga një sulm me bombë në Mosul janë vrarë dy ushtarë, ndërsa në qytetin jugor Basra, persona të armatosur e kanë vrarë një polic.
XS
SM
MD
LG