Ndërlidhjet

15 vite nga bombardimet e NATO-s


Ilustrim
Ilustrim
Sot, janë mbushur 15 vite që nga intervenimi i forcave ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Sulmet të cilat patën filluar pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, janë bërë me urdhër të ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe atë pak para orës 20.00.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më herët,qe nënshkruar Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it u vendosën rreth 50, 000 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

15 vite pas bombadrimeve, ndonëse me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.
XS
SM
MD
LG