Ndërlidhjet

logo-print

Forcat ruse marrin edhe një bazë ushtarake ukrainase


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i ministrisë ukrainase të mbrojtjes, thotë se sot në mëngjes trupat ruse kanë hyrë edhe brenda një baze tjetër detare të Ukrainës, në njërën nga objektet e pakta ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë që ende mbante flamurin e Ukrainës.

Raportet bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe të shtëna, por nuk ka njoftime për viktima eventuale.

Detaje të tjera në lidhje me rastin, ende nuk janë bërë publike.
Marrje të tilla të bazave ushtarake ka pasur edhe në ditët e kaluar, ku gjithashtu janë dëgjuar të shtëna.

Forcat ruse, me marrjen e bazave ushtarake, i kanë larguar nga aty flamujt ukrainas dhe të njëjtit i kanë zëvendësuar me flamuj rus.
XS
SM
MD
LG