Ndërlidhjet

Udhëheqësit e G7-tes diskutojnë sot për Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e G7-ës, grupit të ekonomive më të avancuara, sot do të diskutojnë për masat shtesë ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.

SHBA-ja dhe BE-ja tashmë kanë vendosur sanksione për ngrirjen e aseteve dhe vënien e regjimit të vizave për personat e rrethit të ngushtë të presidentit Vladimir Putin.

Mninistri gjerman i financave Volfgang Shable, tha një ditë me herët se BE-ja është e vendosur që të të vëj sanksione ekonomike në rast se kriza përeshkallëzohet.

Takimi i G7-tes vjen një ditë pasi që komandanti i lartë ushtarak i I NATO-s, gjenerali Philip Breedlove bëri me dije se marshimi i trupave ruse në kufinjtë përreth Ukrainës paraqesin rrezik për rajonin Transdniester të Moldavisë .

Disa ditë para mbajtjes së referndumit në Krime, Udhëheqësit e G7-ës, përmes një deklarate të lëshuar kanë kërkuar nga Rusia të ndalojë të gjitha përpjekjet për ndryshimin e statusit të Krimesë, ose do të përballet me aksione.
XS
SM
MD
LG