Ndërlidhjet

Reduktime të rrymës në gadishullin Krimeja


Ilustrim

Ilustrim

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar në gadishullin Krimeja.

Kompania rajonale është fajësuar në lidhje me mungesën e herë pas hershme të rrymës.

Banorët njoftuan se rrymë nuk kishte në disa qytete të Krimesë, duke përfshirë edhe pjesë të kryeqytetit rajonal, Simferpool.

KRYMENERGO është kompania e cila e furnizon me rrymë gadishullin Krimeja.

Kompania në fjalë bëri me dije se kishte defekte teknike.
Por, një zyrtar pro –rus në Krime, Rustam Temirgaliyev, e ka akuzuar Kievin për reduktim të energjisë elektrike në gadishullin Krimeja.
XS
SM
MD
LG