Ndërlidhjet

Egjipt: 529 persona denohen me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar me vdekje 529 mbështetësit e presidentit të përmbysur Muhamed Morsi dhe partisë së “Vllazëria muslimane”.

Avokati mbrojtës, Ahmad al-Sharif njoftoi se të akuzuarit u shpallën fajtorë për akuza të ndryshme duke përfshirë sulmin ndaj policëve dhe vrasjen e një oficeri të policisë, gjatë demonstratave të dhunshme në gusht.

Ndaj vendimit, palët kanë të drejtë ankese.

Mbrojtësi al-Sharif bëri me dije se 16 përkrahës të partisë Vllazëria myslimane u liruan.

Rasti kundër 545 mbështetësve të Morsi dhe partisë së tij, ishte shtyrë disa herë.

Avokatët mbrojtës thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për paraqitjen e rastit në gjykatë.

Megjithatë, shumë nga tashmë të dënuarit, u gjykuan e dënuan në mungesë
XS
SM
MD
LG