Ndërlidhjet

Barak Obama arrin në Holandë


Barak Obama

Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka arritur në Holandë për të marrë pjesë në hapjen e Samitit për siguri bërthamore, por edhe për bisedime urgjente rreth krizës në Ukrainë.

Obama gjatë vizitës së tij, së pari do të ndalet në Muzeun e Amsterdamit i njohur si “Rijksmuseum” dhe më pas do të takohet me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Nga Amsterdami, Obama do të udhëtoj drejt Hagës, për të realizuar një takim me presidentin kinez Xi Jinping.

Në Hagë, Obama do të marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore ndërsa do të pësoj takimi me udhëheqësit e ekononimve më të avancuara që njihet si G7-a e në të cilin grup bëjnë pjesë liderët nga Gjermania, Franca, Kanadaja, Italia, Japonia dhe Britania e madhe.

Gjatë takimit me G7-ten do të diskutohet përreagimin e këtij grupi pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite
XS
SM
MD
LG