Ndërlidhjet

Ukraina tërheq ushtrinë e saj nga Krimeja


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti në detyrë i Ukrainës Oleksandr Turchnyov, i ka dhënë urdhër Ministrisë së mbrojtjes, për të tërhequr të gjitha forcat e saja ushtarake nga gadishulli Krimeja.

Urdhëri është dhënë për shkak të siç ka thënë ai, kërcenimeve nga ana e ushtrisë ruse për ushtarakët e Ukrainës dhe familjarët e tyre.

Njoftimi për tërheqjen e ushtrisë vjen disa orë pasi që trupat ruse duke përdorur granata çorientuese dhe gjuajtjet nga armët automatike, hapën rrugën e tyre për të deopërtuar në bazën e marinave ukrainase Feodosia.

Gjatë marrjes së kësaj baze ushtarake, nuk është raportuar për të plagosur.

Kjo bazë ishte ndër objektet e pakta ushtarake të Ukrainës në Krime që ende po mbante flamurin ukrainas.

Vetëm në fundjavë, dy baza të tilla janë marrë nga ana e ushtrisë ruse.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë bëri më dije një ditë më herët se tashmë flauri rus, valon në mbi 189 lokacione ushtarake në Krime.
XS
SM
MD
LG