Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Një i afërm i presidentit, i vrarë në luftimet me rebelët


Ilustrim

Ilustrim

Një i afërm i presidentit sirian Bashar al-Asad, u vra të dielën në luftimet me rebelët islamik në afërsi të kufirit me Turqinë.

Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut njoftuan se Halil al-Asad, udhëheqës lokal i milicisë së Forcës Kombëtare të Mbrojtjes si dhe shtatë luftëtarët e tij, u vranë gjatë përleshjeve me pjesëtarët e grupit al-Nusra dhe fronte të tjera islamike.

Televizioni shtetëror i Sirisë e ka konfirmuar vdekjen e Asadit teksa e ka përshkraur atë si udhëheqësin e Forcës Kombëtare të Mbrojtjes në krahinën bregdetare Lataia, vend prej nga e ka preajrdhjen edhe presideti al-Assad.

Forca Kombëtare e Mbrojtjes është një forcë e themeluar për të mbështetur ushtrinë në betejat e saja me rebelët që kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG