Ndërlidhjet

logo-print

Obama: SHBA-të e Evropa bashkë në mbrojtje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti amerikan Barak Obama duke folur pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte në Amsterdam, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë të bashkuara për t’ia imponuar Rusisë një kosto, për shkak të veprimeve të saj në Krime.

Duke folur në Holandë , në fillim të një turneu nëpoër Evropë, Obama tha se SHBA-të dhe shtetet evropiane janë të bashkuara për ta mbështetur qeverinë ukrainase dhe popullin e saj.

Nga Amsterdami Obama do të udhëtoj drejt Hagës ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Në Hagë, Obama do të marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore ndërsa do të pësoj takimi me udhëheqësit e ekononimve më të avancuara që njihet si G7-a e në të cilin grup bëjnë pjesë liderët nga Gjermania, Franca, Kanadaja, Italia, Japonia dhe Britania e madhe.

Gjatë takimit me G7-ten do të diskutohet përreagimin e këtij grupi pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite
XS
SM
MD
LG