Ndërlidhjet

logo-print

Derdhja e naftës mbyll portin e anijeve në Hjuston


Ilustrim

Ilustrim

Porti më i madh i anijeve në Teksas të Shteteve të Bashkuara është i mbyllur tash e tre ditë, si rezultat i derdhjes së madhe të naftës.

Rreth 4 mijë fuçi naftë janë derdhur nga porti i anijeve në Hjuston dhe atë pas një përplasjeje mes dy anijeve.

Ndonëse janë duke punuar në vazhdimësi, punëtorët që po e pastrojnë këtë zonë, thonë se nevojiten edhe disa ditë më shumë.

Dhjetëra anije janë në pritje të pastrimit të kanalit me qëllim të përdorimit të mëtutjeshëm të tij.

Porti i anijeve të Hjuston furnizon me naftë më shumë se dhjetë për qind të rafinerive në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG