Ndërlidhjet

Kerry dhe Sharif zotohen për luftë kundër terrorizmit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Pakistanin për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë luftën kundër terrorizmit.

Kerry i ka bërë këto komente gjatë takimit me kryeministrin pakistanez, Navaz Sharif, në margjina të një samiti nuklear në Hagë.

Kerry u ka thënë gazetarëve se dy palët do të diskutojnë për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në lidhje me ekstremizimin, terrorizmin dhe Afganisanin.

Ai po ashtu ka thënë se Uashingtoni ka besim të madh në “sigurinë bërthamore” të Pakistanit.

Pakistani është njëri nga vendet që janë të njohura për posedim të armës bërthamore.
XS
SM
MD
LG