Ndërlidhjet

Japonia asgjëson në SHBA materialin bërthamor


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë thënë se Japonia do të dërgojë stoqet e uraniumit të pasururar dhe armët me plutonium për asgjësim në SHBA.

Në një deklaratë të përbashkët, dy zyrtarët kanë thënë se projekti do të rezultojë me “eliminimin e qindra kilogramëve të materialit bërthamor”.

Një këshilltar i Abes ka thënë se marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të Japonisë për të parandaluar përphapjen dhe mundësinë që terroristët të fitojnë qasje në materialet e rrezikshme bërthamore.

SHBA-ja dhe Japonia kanë bërë publike planet për transferim qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG