Ndërlidhjet

Maqedoni: Femra në politikë, përmbushje detyrimesh


Ilustrim
Ilustrim
Në Maqedoni edhe më tej është përmbushja e kuotës gjinore në bazë të ligjit për zgjedhjen e deputetëve, ajo që i hap rrugë pjesëmarrjes së femrës në politikë, thekson Gjynere Nebiu nga organizata joqeveritare ANTIKO.

Sipas saj në më shumë sfera të shoqërisë, gratë gjenden në situatë inferiore, respektivisht me status të pabarabartë.

“Me vetë faktin se aty ku nuk kemi të vendosura kuota si është rasti në përzgjedhjen e kandidatëve për prefekt dhe nga 83 komuna vetëm tre prej tyre drejtohen nga gratë, gjegjësisht vetëm Tetova drejtohet nga një prefekte shqiptare. Kjo tregon qartë se partitë politike nuk demonstrojnë nivel të lartë te zhvillimit demokratik gjatë zbatimit të politikave të barabarta gjinore".

"Vetëdija e partive politike nuk ka arritur atë nivelin që të shohin domosdoshmërinë e grave në politikëbërje sipas parimit se gratë kanë kapacitete dhe mund të japin kontribut të njëjtë si meshkujt në realizimin e politikave të caktua në të mirë të shoqërisë”
, thekson Nebiu.

Ajo më pas thekson se përfshirja e barabartë e grave shqiptare dhe maqedonase në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe para së gjithash në vetë strukturat e vendosjes, sfidohet nga më shumë faktorë.

“Këtu do të theksoja fillimisht mentalitetin e shoqërisë, pastaj do të fokusoja mungesën e hapësirës brenda partive politike. Jo pak hise kanë dhe bllokadat që i bëjnë vetë gratë bazuar në paragjykimet stereotipat që ekzistojnë këtu, se nuk janë të afta për të qënë në krye të politikës".

"Meshkujt që nga lindja janë më të favorizuar ngase pavarësisht nivelit të shkollimit, apo asaj se gruaja është e punësuar ende vlen mentalitetit si për maqedonasit po më shumë e theksuar te shqiptarët, përcaktohen më shumë detyra për gruan në kuadër të rolit gjinor, e që lidhen me shtëpinë dhe familjen”, thekson Gjynere Nebiu.

Ajo shton se veçanërisht në ambientet patriarkale, angazhimi i femrës shqiptare në politikë paraqet detyra shtesë kundrejt obligimeve rreth familjes dhe shtëpisë partitë politike duhet seriozisht në programet e tyre të fusin një përpilimin strategjive afatgjate për angazhimin e femrës në politikë dhe poste vendimmarrëse.

Nga ana tjetër, Safka Dimitrova, nga sektori i biznesit, thekson se problem në vete paraqet edhe respektimi i 30 për qindëshit, me që subjektet politike janë të interesuara që gratë që hyjnë në listë në zgjedhjet për deputete, të jenë sa më të dëgjueshme me përjashtime të vogla.

Gratë duhet vetë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe jo të presin që këtë të drejtë t'ua sigurojnë të tjerët, aq më pak duhet të lejojnë të bëhen peng i sigurisë që ua ofron gjinia tjetër. Me vetë faktin se 50% e elektoratit i takon gjinisë femërore, duhet të kemi të qartë se cila është forca e gruas po njëkohësisht dhe përgjegjësia për realizimin e të drejtave që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, njëjtë si në biznes që punohet në shërbim të konsumatorit”, thekson Dimitrova.

Ajo thotë se femrat kanë arritur të dëshmohen në biznes falë kualiteteve të tyre dhe jo kuotave.

Nga ana tjetër, kryetarja e Lidhjes së Grave në Maqedoni, Savka Todorovska nënvizon se Maqedonia si vend që synon integrimin në familjen evropiane, duhet të funksionojë dhe sipas vlerave evropiane, andaj sipas saj është koha e fundit që të ndryshohet censusi nga 30% të përfaqësimit të grave në parlament, në 40%, për të arritur barazinë e plotë.

“Është shumë e logjikshme, më saktë mendoj se ka ardhur koha që definitivisht gratë të jenë të përfaqësuara në parlament me 40% ashtu siç është dhe e përcaktuar në statuset e pjesës më të madhe të partive politike, kështu do të arrihet që në ndikohet drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e grave”, thotë Todoovska.

Ndryshe, përbërja e fundit parlamentare në Maqedoni numëron 42 deputete, gjëgjësisht 34% të përbërjes së kuvendit të përfaqësuar nga femrat.
XS
SM
MD
LG