Ndërlidhjet

Obama: Putini duhet t’i kuptojë pasojat


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja dhe Evropa janë të bashkuara në vendosjen e “çmimit” për Rusinë, për shkak të aksioneve të saj në Krime.

Obama ka folur për gazetarët pasi ka takuar kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Amsterdam.

“Evropa dhe Amerika janë të bashkuara në mbështetjen për Qeverinë e Ukrainës dhe të popullit ukrainas. Jemi të bashkuar në vendosjen e çmimit për Rusinë, për shkak të aksioneve të saj”, ka thënë Obama.

Ai i ka thënë gazetës holandeze “de Volkskrant” se mesazhi i tij për liderët evropianë është se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet t’i kuptojë pasojat ekonomike dhe politike të veprimeve të tij në Ukrainë, porse “është e rëndësishme që Ukraina të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në, Rusinë dhe Evropën.

Ai e ka cilësuar Evropën si partnerin më të rëndësishëm të Uashingtonit në skenën botërore.
XS
SM
MD
LG