Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Malajzisë flet për aeroplanin e zhdukur


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Raportet thonë se autoritetet në Malajzi do të njoftojnë familjet me të rejat e fundit në lidhje me aeroplanin e zhdukur.

Kryeministri Najab Razak pritet të dalë së shpejti në konferencë për media.

Ai nuk ka folur publikisht për rastin, përveç kur ka bërë njoftime të mëdha.

Aeroplani i kompanisë “Malaysia Airlines” është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.

Kryeministri i Austrialisë, Tony Abott, ka thënë sot se një nga aeroplanët e vendit të tij ka dalluar dy objekte gjatë kërkimit në jug të Oqeanit Indian.

Kërkimi ndërkombëtar për fluturimin MH370 ka hyrë në javën e tretë.
XS
SM
MD
LG