Ndërlidhjet

Aeroplani i zhdukur ka rënë në Oqeanin Indian


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.
Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.
Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka thënë se të dhënat e reja satelitore tregojnë se aeroplani i zhdukur i kompanisë Malaysia Airlines ka rënë në jug të Oqeanit Indian dhe se nuk ka të mbijetuar.

“Në bazë të analizave të reja, Inmarsat – kompani staleitore britanike, dhe AAIB – Dega për Hetimin e Aksidenteve Ajrore e Britanisë, kanë arritur në përfundim se MH370 ka fluturuar përgjatë korridorit jugor dhe se vendndodhja e tij e fundit është në mes të Oqeanit Indian”, ka thënë Razak në një konferencë për media.

Aeroplani i kompanisë “Malaysia Airlines” është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.

Kërkimi ndërkombëtar për të ka hyrë në javën e tretë.
XS
SM
MD
LG