Ndërlidhjet

logo-print

Kievi proteston ndaj komenteve të Lukashenkas


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Kievi ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e tij në Minsk për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Bjellorusisë në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia.

I pyetur të dielën për refuzimin e tij për të mbështetur publikisht hapat e Rusisë në këtë gadishull, Alyaksandr Lukashenka ka thënë:

“Si me njohje, si pa njohje, Krimeja është pjesë e Rusisë sot. Ju mund ta pranoni ose jo, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë”.

Lukashenka, megjithatë, ka thënë se aneksimi i Krimesë është “precedent i keq”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyynis, ka thënë se ambasadori ukrainas në Bjellorusi, Mykhaylo Yezhel, është thirrur në bisedë dhe përmes tij është dërguar notë proteste ndaj komenteve të Lukashenkas.
XS
SM
MD
LG