Ndërlidhjet

Rusia sanksionon 13 kanadezë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur sanksione ndaj 12 politikanëve kanadezë dhe presidentit të Kongresit Kanadezo-Ukrainas, në përgjigje të sanksioneve që Qeveria e Kanadasë ka vënë ndaj 14 shtetasve rusë dhe një banke ruse.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka publikuar listën, e cila përfshin këshilltarë të kryeministrit, anëtarë të Parlamentit të Kanadasë dhe presidentin e Kongresit Kanadezo-Ukrainas, Paul Grod.

Kanadaja ka vendosur sanksionet e saj pasi Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG