Ndërlidhjet

Kirgizia e Taxhikistani flasin për shkëmbim territoresh


Ilustrim
Ilustrim
Kirgizia dhe Taxhikistani kanë diskutuar për shkëmbimet e mundshme të territoreve, për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare.

Kryetarja e fshatit Kok-tash, Rziya Osorova, i ka thënë Radios Evropa e lirë se fshatarët kirgizë, që jetojnë përgjatë kufirit, mund të rivendosen në rajonin Batken të Kirgizisë, nëse rajoni në të cilin jetojnë aktualisht, shkëmbehet me një tjetër rajon të diskutueshëm të Taxhikistanit.

Një komision i përbashkët kirgiz-taxhik është duke diskutuar për rivendosjen e mundshme të banorëve në fshatrat kirgizë: Maseit, Aryk-Asty dhe Tash-Tumshuk.

Komisioni i përbashkët është duke diskutuar çështjen qysh në janar, pas një incidenti me të shtëna përgjatë kufirit.
XS
SM
MD
LG