Ndërlidhjet

logo-print

Jerevani i shqetësuar për armenët në Siri


Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka shprehur shqetësim për sigurinë e komunitetit armen në Siri.

Sarkisian ka thënë se situata në qytetin sirian, Kesab, ku shumica e popullsisë është armene, është përkeqësuar në ditët e fundit dhe se banorët janë duke ikur nga sulmet e militantëve islamikë.

Ai ka thënë se ka udhëzuar diplomatët armenë në Kombet e Bashkuara që të nxisin zyrtarët për të ndërmarrë masa në mbrojtje të armenëve.

Sarkisian i ka bërë këto komente në Hagë, ku edhe po ndjek një samit dyditor për çështjet bërthamore.
XS
SM
MD
LG