Ndërlidhjet

Basescu: NATO duhet të ripozicionojë burimet


Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu.
Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu.
Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se NATO-ja duhet të ripozicionojë burimet e saj, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraiana.

Basescu ka thënë se do ta diskutojë këtë çështje me udhëheqësit botërorë, gjatë një samiti për sigurinë bërthamore, që po zhvillohet në Hagë.

Ai nuk ka dhënë detaje për propozimin e tij.

Rumania është e shqetësuar se pjesët fqinje të Moldavisë – të cilat kanë pakica rusishtfolëse – mund të aneksohen nga Rusia.

Rumania është bërë anëtare e NATO-s më 2004 dhe i është bashkuar Bashkimit Evropian më 2007.
XS
SM
MD
LG