Ndërlidhjet

Islamabadi mohon të ketë lidhje me sulmin në Kabul


Hoteli Serena në Kabul
Hoteli Serena në Kabul
Islamabadi ka thënë të hënën se janë shqetësuese përpjekjet për të implikuar Pakistanin në një sulm vdekjeprurës që ka ndodhur javën e kaluar në një hotel luksoz në Kabul.

Afganistani ka thënë të dielën se sulmi në hotelin Serena “është planifikuar jashtë vendit”.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Afganistanit nuk ka saktësuar se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por ka thënë se një diplomat pakistanez është parë duke analizuar korridoret e hotelit para incidentit të së enjtes.

“Tendenca për të fajësuar Pakistanin është e padobishme”, ka thënë Ministria e Jashtme pakistaneze.

Nëntë njerëz, përfshirë fëmijë, kanë vdekur nga sulmi në fjalë.
XS
SM
MD
LG