Ndërlidhjet

G7 paralajmëron Rusinë me sanksione ekonomike


G7

G7

Udhëheqësit e G7-ës kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione ekonomike, nëse vazhdon të destabilizojë Ukrainën, pas aneksimit të Krimesë.

Liderët e G7-ës kanë lëshuar deklaratën pas takimit të mbrëmshëm në Hagë.

G7-ta ka dënuar, siç është shprehur, përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar Krimenë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Grupi po ashtu ka thënë se pezullon bashkëpunimin me Rusinë në G8 derisa Moska të mos ndryshojë drejtimin.

Kjo do të thotë se samiti i G8-ës, i paraparë të mbahet në Soçi në muajin qershor, është anuluar.
XS
SM
MD
LG