Ndërlidhjet

SHBA dënon vrasjen e shefit të zyrës së REL-it


Mohammad Bdiwi Owaid Al-Shammari
Mohammad Bdiwi Owaid Al-Shammari
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vrasjen e shefit të zyrës së Radios Evropa e Lirë në Bagdad, Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari.

Ai është vrarë të shtunën pas një konfrontimi me një roje presidenciale, në një postbllok në Bagdad.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se vdekja e Al-Shammarit është “humbje e madhe për shtetin e Irakut”.

Të dielën, dhjetëra gazeta irakiane kanë pezulluar publikimin, në shenjë proteste ndaj vrasjes së kolegut.
XS
SM
MD
LG