Ndërlidhjet

SHBA reagon ndaj komenteve të Karzait për Krimenë


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e presidentit afgan, Hamid Karzai, për të mbështetur aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Admirali John Kirby u ka thënë gazetarëve në Pentagon se komentet e Karzait “nuk janë të dobishme”.

Në fundjavë, lideri afgan ka dalë në mbështetje të rezultateve të referendumit në Krime, që kanë çuar në aneksimin e rajonin ukrainas nga Moska.

Vetëm një pjesë e vogël e vendeve të tjera, të tilla si Venezuela dhe Siria, kanë mbështetur këtë veprim.
XS
SM
MD
LG