Ndërlidhjet

logo-print

Ban, i shqetësuar për Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se aneksimi i Krimesë nga Rusia mund të ketë ndikim në traktatin global që ndalon përhapjen e armëve bërthamore.

Duke iu adresuar një konference për sigurinë bërthamore në Hagë, Ban ka thënë se Ukraina ka dorëzuar armët e saj bërthamore pasi ka marrë garanci për sigurinë.

“Në rastin e Ukrainës, garancitë kanë qenë kusht thelbësor për hyrjen e saj në Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore. Megjithatë, besueshmëria e garancive të dhëna për Ukrainën, në Memorandumin e Budapestit më 1994, është dëmtuar rëndë me ngjarjet e fundit”, ka thënë Ban.

Analistët thonë se komentet e Banit reflektojnë shqetësimet se ngjarjet në Ukrainë mund të bëjnë që disa vende të rimendojnë për heqjen dorë nga aftësitë bërthamore.
XS
SM
MD
LG