Ndërlidhjet

SHBA: 14 të vdekur nga rrëshqitja e dheut


Uashington, 22 mars 2014.

Uashington, 22 mars 2014.

Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në shtetin Uashington të SHBA-së.

Autoritetet thonë se mbi 100 persona figurojnë ende të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur të shtunën në mëngjes, kur shumica e njerëzve kanë qenë në shtëpi.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe dhjetëra makina kanë mbetur nën baltë.

Autoritetet e kanë përshkruar situatën si “shumë të zymtë”.
XS
SM
MD
LG