Ndërlidhjet

logo-print

Fuele për vizitë dyditore në Kiev


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, arrin sot në Kiev, për një vizitë dyditore.

Me autoritetet e Ukrainës, ai pritet të diskutojë zbatimin e pjesës politike të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka nënshkruar pjesën politike të MSA-së me liderët evropianë, më 21 mars në Bruksel.

Nënshkrimi i këtij kapitulli është vlerësuar si një lëvizje simbolike në kohën e tensioneve ndërkombëtare rreth aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG