Ndërlidhjet

logo-print

Vazhduan negociatat për mandatin e EULEX-it


EULEX

EULEX

Gjatë vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kanë zhvilluar të hënën takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian nga Zyra e baroneshës Ashton, udhëheqësit e operacioneve civile të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të EULEX-it, në lidhje me mandatin e këtij misioni pas 15 qershorit, 2014, tranzicionin dhe transferimin e kompetencave tek institucionet e Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim është diskutuar edhe për veprimet juridike që duhet ndërmarrë me qëllim të realizimit të tranzicionit dhe transferimit të suksesshëm të kompetencave.

“Në këtë drejtim parashihet arritja e marrëveshjes përmes shkëmbimit të letrave në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila më pastaj duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga 2/3 e deputetëve, si dhe amendamentimet e ligjeve që tangohen nga transferimi i kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore”.

“Lidhur me përmbajtjen e letrave që duhet të shkëmbehen, ende nuk ka pajtueshmëri në mes palëve pasi delegacioni i Republikës së Kosovës ka kërkuar kohë për harmonizim me institucionet kompetente në këtë proces, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si dhe subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës”, thuhet në njoftim.

Takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe pritet që në ditët në vijim të vazhdohet me takime të tjera.
XS
SM
MD
LG