Ndërlidhjet

Edhe Suedia nis hetime ndaj Karimovas


Gulnara Karimova
Gulnara Karimova
Gulnara Karimova, vajza e madhe e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, është emëruar si e dyshuar në një rast të ryshfetit në telekomin suedez.

Reuters citon prokurorët suedezë të kenë thënë se janë duke hetuar Karimovan nën dyshimet se ka marrë ryshfet për të lejuar kompaninë nordike të telekomit TeliaSonera të hyjë në tregun uzbek.

Sipas prokurorëve, TeliaSonera ka paguar 358 milionë dollarë për licencën 3G në Uzbekistan, më 2007.

Karimova tashmë po hetohet edhe nga prokurorët zviceranë për një rast të shpëlarjes së parave, si dhe nga autoritetet amerikane dhe ato holandeze.
XS
SM
MD
LG