Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon presidentin kazak në Hagë


Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, në Ambasadën e SHBA-së në Hagë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë bërë të ditur se çfarë është diskutuar.

Kazakistani është aleat i afërt i Rusisë dhe anëtar i rëndësishëm i Unionit Doganor, që udhëhiqet nga Moska.

Obama dhe Nazarbaev kanë folur në telefon më 11 mars në lidhje me krizën në Ukrainë.

Të dy ata ndodhen në Holandë për një samit të sigurisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG