Ndërlidhjet

logo-print

Refuzohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes ukrainas


Ihor Tenyukh

Ihor Tenyukh

Ligjvënësit ukrainas kanë refuzuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh.

Tenyukh ka paraqitur dorëheqjen, pas raporteve se ai ka dështuar të japë urdhra dhe komanda të duhura për njësitet ushtarake të Ukrainës në Krime, gjatë pushtimit dhe aneksimit të saj nga Rusia.

“Duke marrë parasysh se disa mund të mos pëlqejnë veprimet që bëj unë, unë nuk do të kapem për postin tim”, ka thënë Tenyukh.

Nga 327 ligjvënës, 197 kanë votuar për dorëheqjen e tij, ndërkohë që për miratimin e aktit duhen votat e 226 deputetëve.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka kërkuar më herët që Tenyukh të lirohet nga detyrat dhe të zëvendësohet nga gjenerali Mykhaylo Koval.

Të hënën, Turchynov ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake të Ukrainës nga Krimeja.
XS
SM
MD
LG