Ndërlidhjet

Përleshje në Pekin për shkak të aeroplanit të zhdukur


Pekin, 25 mars 2014.

Pekin, 25 mars 2014.

Të afërmit e zemëruar të pasagjerëve në bordin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, janë përleshur me policinë jashtë ambasadës së Malajzisë në Pekin.

Përplasjet ndodhin një ditë pasi kryeministri i Malajazisë, Najib Razak, ka thënë se të dhënat e reja satelitore tregojnë se aeroplani ka rënë në Oqeanin Indian.

Kina ka kërkuar që t’i shohë këto të dhëna mbi të cilat bazohet Malajzia.

Kërkimet për fluturimin MH370 janë pezulluar sot për shkak të motit të keq.

Boeingu 777 është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.

Ai ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.
XS
SM
MD
LG