Ndërlidhjet

SHBA-ja e akuzon Rusinë për shkelje të Memorandumit të Budapestit


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë, e cila sipas një deklarate të lëshuar, me veprimet e saj në Krime, i ka shkelur angazhimet që i ka pasur sipas Memorandumit të Budapestit të vitit 1994.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot gjatë samitit bërthamor të sigurisë në Hagë, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, thanë se “nuk do të njohin përpjekjet e paligjshme të Rusisë për ta aneksuar Krimenë”.

Shtëpia e Bardhë tha se veprimet e Rusisë në Krime “minimizojnë bazën e sigurisë globale dhe rrezikojnë paqen dhe sigurinë evropiane”.

Memorandumi i Budapestit i vitit 1994 kishte paraparë që Ukraina të hiqte dorë nga programi bërthamor.

Deklarata e përbashkët e SHBA-ve dhe Ukrainës vjen një ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, tha se, aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, mund të ndikoj në marrëveshjen globale për të ndaluar përhapjen e armëbe bërthamore.
XS
SM
MD
LG