Ndërlidhjet

Nuk dihet asgjë për fatin e gjashtë oficerëve ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Ende nuk dihet asgjë për fatin e gjashtë oficerëve të ushtrisë Ukrainase, që nga marrja e bazave ushtarake në Krime nga ana e forvace ruse.

Komandanti i bazës ajrore ukrainase në Krime, kolonel Yuliy Mumchur, u kap të shtunën nga forcat ruse kur këto të fundit sulmuan bazën ajrore në Belbek.

Gruaja e Mumchur, Larisa, tha të hënën se ajo nuk ka pasur asnjë komunikim me bashkëshortin e saj por ajo beson që bashkëshori i saj është arrestuar.

Ndihmësit e Mumchur besojnë se ai po mbahet nga ana e forcave ruse në Sevastopol të Krimesë.

Të hënën forcat ruse sulmuan edhe bazën ukrainase më Feodosia, ndërsa kapën komandantin e një batalioni detar Dmytro Delyatytskyy dhe ndihmësin e tij Rostislav Lomtev.

Vëzhguesit e Human Rights Watch me seli në New York, thonë se tre oficerë të tjerë ukrainas dhe aktivistë, mbeten ende të zhdukur në Krime.
XS
SM
MD
LG